Politika serbe: Edi Rama të shpallet non-grata

Kliko per me shume info

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet.”

Kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar Edi Rama të dielën në parlamentin e Kosovës ka shkaktuar reagime në Beograd. Partia Popullore, e ministrit pa portofol në qeverinë serbe, Nenad Popoviç, ka kërkuar që Rama të shpallet person non-grata në Serbi.

Kliko per me shume info

Përmes një deklarate Popoviç thotë se qëndrimi i kryeministrit Rama për një President të përbashkët konsiderohet si tentim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Kjo deklarate, e thënë në Prishtinë në Kosovën serbe, tregon për një plan të qartë dhe të prerë që në Ballkan, në tokën serbe të themelohet Shqipëria e Madhe”, thuhet në deklaratën e Popoviç, ku ndër të tjera ai nënvizon se Serbia është pro dialogut.

Për deklaratën e kryeministrit Rama ka folur edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vullin, për të cilin duhet ndaluar zgjerimi i Shqipërisë së Madhe. “Për këtë unë kam dhënë idenë time për kufizim mes nesh dhe Shqipërisë së Madhe në Kosovë”, tha Vullin.

Presidenti serb Alleksandar Vuçiç, bëri thirrje dy ditë më parë për një kompromis me shqiptarët sa i përket Kosovës, duke lënë të kuptohet për një zgjidhje që nuk do të kënaq asnjërën palë./Tv Klan/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.