“E dëgjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun?” Rama: Leksione s’na jep dot askush!

Ditëve të fundit artistët kanë shpërthyer në revoltë kundër qeverisë të cilës i kërkojnë të heqë dorë nga përpjekjet për lëvizjen e Teatrit Kombëtar.

Ata kanë shpërthyer madje në akuza ndaj qeverisë duke thënë se kjo po bëhet për shkak se aty do të ndërtohet një kullë.

Kliko per me shume info

Por sot ka reaguar për herë të parë dhe kryeministri Rama pasi u pyet nga një komentues në Facebook. Ai i ka cilësuar këto debate të stërvjetra duke u shprehur se qeveria e tij ka bërë shumë për teatrin.

“E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe, edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”, shkruan komentuesi.

Ndërkohë, Rama i përgjigjet: “Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!”.

 

1 COMMENT

  1. Jan mesu si talibanet se duhan gjen e bukur nuk presin te mbaroi por si gjithmon shqipetari llafin e fundit e thot te parin ne qoftese mbaron Dhe nuk eshte ashtu sic thon me u ngrit Dhe tu tregoni vendin por duhet te mesohem me te bukren e kohes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.