Gazetari nga Kosova ia plas Ramës: Të vetmen këshillë që i pranoj "si ndërtohet shteti mafioz"

Kosovë&Rajon

Gazetari Berat Buzhala me humor i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjate vizites se tij ne Kosove.

Buzhala thekson nder te tjera se te vetmen keshille qe do ta kishte pranuar nga Edi Rama i cili dha konsiderata per shtetin e jeten ne Kosove, do te ishte se si duhet te ndertohet shteti mafioz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Buzhales ne Facebook:

E fundit bre, e fundit:

Po e percjell nje raport te UEFA'se per ekipin e futbollit Skenderbeu nga Shqiperia. Demek nuk paskan lane ndeshje pa bo dallavere. Nuk paskan lane krim pa bo. Raporti po thote qe edhe politika eshte e perzime.

Edi Rama vjen ne Kosove e thote po e bojme nje president mbarekombetar. E ka shnderru Shqiperine ne nje vrime te zeze te Evropes. Ministrat e tij transportojne droge me kerre. Krejt Evropa trishtohet kur nje ekip i Shqiperise fillon me lujte futboll, se e din qe nje klan mafioz dikah eshte kah e konstrukton nje krim.

Zoti na rujte qe ky krim me u hetu prej uniformave blu.

Nuk po them bre qe na jemi ma te mire. Larg e saj. Nje m... i ndame per gjyste jemi. Ama nuk ka Rama kredenciale kurrfareee me ardhe ne studio te Batoni edhe me na mbajt ligjerata se qysh bohet shteti.

Te vetmen ligjerate ia kisha pranu, qe ia kisha marre seriozisht, e qe ia kisha ngu me vemendje, do te ishte ajo qe do te quhej: Qysh bohet nje shteti mafioz.

ME TE LEXUARAT