Rama i quan “lopë” udhëheqësit kosovarë, ja si i përgjigjet këshilltari i Haradinaj

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet ofendimit të Edi Ramës, i cili i quajti lopë udhëheqësit kosovarë.

Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, tash po i thotë atij se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

Kliko per me shume info

“S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.

LEXO EDHE:  Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha nuk është i pranishëm

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në “Real Story” të Vizion Plus-it.

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel thërret urgjentisht në Berlin, Edi Ramën: Çfarë po ndodh?!

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here