Rama, i lodhur me pedagogët: Një 14 shkurt perfekt, po e kaloj me Dhorin dhe me Mynyrin!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shfaqur shenja lodhjeje dhe humbje durimi në takimin që ka pasur sot me Senatin e Universitetit të Tiranës, me të cilët u detyrua të përballet jo thjesht pse u bllokoi pagat por edhe për çështjet e tjera.

Senatorja Esmeralda Kromidha i kërkoi sinqeritet në komunikimin me ta, sepse kishin pasur shumë shpresa tek reforma në arsim teksa shtoi: ”Jam e sigurtë që do ta keni, sepse është dhe 14 shkurti dhe ka qënë një ditë e tillë për të na ftuar!”

Kliko per me shume info

“Unë ju dëgjova..- ia preu Rama me padurim. –  Edhe për mua është një 14 shkurt perfekt, po e kaloj me Dhorin dhe me Mynyrin! – vërejti ai. – Por sniqeriteti nuk është diçka që…

Ja bashkëbisedimi i tyre sot:

Folësja: Unë jam Esmeralda Kromidha, vij nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Jam senatore, po pata kurajon të marrë pjesë tek Forumi që u organizua këto ditë dhe më vjen mirë që u organizua ky takim. Çështja e rrogave nuk ishte çështja kryesore, por ajo që mendoj si pedagoge ishte çështja e funksiomit demokratik. Kultura demokratike e funksiomit të institucioneve., dmth mungesa e një forimimi, çfarë ka nddohur, pse ka ndodhur…Kjo më shtyu kryesisht dhe nuk është çështje turpi. Është një çështje lirie mendimi tjetër

Rama: E qartë, nuk ka nevojë për shpjegime…

Kromidha: Kam qënë e pranishme që në takimin që keni bërë para marrëjes së mandatit të parë në takimin me pedagogët dhe kisha shumë ideale e shumë shpresa për arsimin e lartë sepse ëprfaqësoj atë grup pedagogësh të universitetit, në tërësi, që janë shumë të interesuar për cilënë, për mësimdhënien, që janë shumë të interesuar për studentët, për bashkëpunimin me botën. Në këtë kuadër ju kam dërguar dhe në muajin korrik në platformën tuaj për bashkëpunim, një shprehje interesi, që kërkonit për fusha të tilla të caktuara. Nuk pata asnjë lloj përgjigjeje…Kuptohet persona që punojnë bashkë me ju…

Rama: Dëgjo, më fal…Se e kam merak këtë punën e platformës. Kjo është pastaj është pjesa ime. Në korrik platforma nuk ka ekzistuar. Ka vetëm tre muaj që ka funksonuar…

Kromidha: Tek emaili e kam dërguar, në adresën që…

Rama: Tani, mbi bazën e asaj që kemi ndërtuar, taksirat edhe një herë atë shprehjen e interesit.

Kromidha: Erdha me idenë që kryeministri do më pyesë çfarë kërkoni nga ne. Do të doja një transparent, një sinqeritet,

Rama: Po, më thuaj çfarë kërkoni?

Kromidha: Duam sinqeritet, një bashkëpunim, do të doja ta kisha parë ministren të diskutojë me ne pjesën tjetër më poshtë, të senatit. Unë si anëtare e senatit nuk kam marrë asnjë akt nënligjore në dorë. Duam të shikojmë si funksionojnë hallkat me njera tjetrën.

Rama:  Kuptova! Kërkoni nga unë sinqeritet.Tani… Zemrën nuk e hap dot që ju ta vëzhgoni…

Kromidha: Po jam e sigurtë që do ta keni sepse është dhe 14 shkurti dhe ka qënë një ditë e tillë për në ftuar.

Rama: Unë ju dëgjova. Edhe për mua është një 14 shkurt perfekt, po e kaloj me Dhorin dhe me Mynyrin! Por sniqeriteti nuk është diçka që…

Kromidha: Në kuptimin…

Rama: E kuptova. Mbaruat ju të flas unë tani që të mos rrimë gjatë?!ju kërkoni sinqeritet dhe unë besoj se jam shprehur shumë sinqerisht gjithminë lidhur me këtë proces dhe sinqerisht po ua them se ka diçka që mund ta kuptoni po kuptohet më mirë ku ju dëgjon se ju doni edhe liri akademike, po doni edhe babë. Në kuptimin e shtetit babë.

Koromidha: Llogaridhënie.

Rama: Dakord, ju mbaruat….J

Kromidha: Diskutim, pra.

Rama: Jo diskutim s’do bëjmë…Pra, doni edhe liri, edhe babë, shtetin babë që ndërhyn për shkak të keqadministrit të lirisë, ka sherr midis jush. Kjo nuk funksionon kështu./syri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.