Rama i bën edhe një përjashtim Saimir Tahirit

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i është hequr edhe një tjetër kompetencë nga Kuvendi. Deputeti i PS u përjashtua nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.

Vendimi u bë publik në fillim të seancës plenare, kur Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, i kërkoi kërkoi Kryetarit të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komison me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Reagon Jozefina Topalli: S’kam nevojë për asnjë karrige, dje e premte e zezë për PD-në
Kliko per me shume info

Deri sot paradite i Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Kryetari I Kuvendit Gramoz Ruçi siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që dikskuton me parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit . Ndërkohë, pasi Pollo e bëri publike, faqja nuk hapet.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here