Kryemadhi: Rama duhet arrestuar, sot kisha këpucë me taka

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat jashtë godinës së Kuvendit, pohoi se për kryeministrin Edi Rama dorëheqja do të ishte veprimi më i pakët, pasi sipas saj ai duhet të arrestohet.

Ajo tha se prova e fundit ishte Nazer Seiti kundër Tahirit, i cili u ekstradua në Itali. Po ashtu kryetarja e LSI-së nuk kurseu ironitë për Ramën, duke përmendur sërish episodin me cizme.

Kliko per me shume info

“Veprimi më qytetar do ishte dorëheqja. Por ai duhet arrestuar. Frika që kanë, ishte largimi i provës ndaj Tahirit. Kjo ishte maja e ajsbergut. Trup më të madh nuk kishte që ishte ndërprerja e fjalës së Spahos, që është dhe më i qeti. Situatën sot e prisja. Për shkak të situatës që është krijuar sot në vend” tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se protestat e opozitës do vijojnë dhe nuk do ndalen.

“Nuk do ta shpëtojnë dot nga struktura e tij e grupit kriminal. Protestat nuk do ndalojnë në asnjë moment dhe kemi protesta tek gjimnazistët tek studentët, tek naftëtarët, tek qytetarët që quhen shtresa e mesme, por Rama i shkriu me taksat e larta. Mallkimet e tij po shtohen. Sot i kisha këpucë me takë të rënë, por çizmja është simboli. Çizmja më e rëndë që i ka rënë shqiptarëve tashmë duhet t’i bjerë Edi Ramës në kokë”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here