Denoncimi/ “Rama urdhëron administratën të bëjë Check up deri më 14 shkurt”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që deklaron se e gjithë administrata me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor, Check up deri më 14 shkurt.

Për Berishën, ky urdhër bëhet “për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin”.

Kliko per me shume info

STATUSI I BERISHËS
Noriega urdhëron check up të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor. Sipas urdhrit të Kryeministrit tonë “të nderuar”, brenda datës 14 shkurt e gjithë administrata shtetërore duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor Check up. Në të kundërt do ndëshkohen disiplinarisht deri në largim nga puna”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here