“Rama anti-amerikan dhe anti-hebre, pse s’reagon Ambasada e SHBA-së?”

Kliko per me shume info

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar i revoltuar ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, që sipas tij nuk po mban qëndrim për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas deputetit opozitar ka shfaqur qartë se është anti-amerikan dhe anti-hebre.

Vasili i bazon këto dy akuza, te votimi i Shqipërisë në OKB për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe te deklarata e djeshme e Ramës kur përdori termin “çifut” duke iu referuar hebrenjve.

Kliko per me shume info

Postimi i Vasilit:

Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh….

Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverise,kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.

Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.

Ambasada nuk foli……!?Ajo foli…..dhe u shfaq vetem ne darke e vone, “e lumtur” qe kryeministri votoi kunder ONM dhe kandidatet e rrezuar prej saj,pra prej vete Amerikes, tani do te bejne drejtesine e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.