Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 68-vjecari në Velipojë

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të martë në Shkodër, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

“Në orën 20:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër.

Kliko per me shume info

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here