Qyteti ku flokët kanë më shumë vlerë se çdo gjë!

Soft

Gratë e Venezuelës po shesin flokët për të përballuar nevojat e pakta bazë siç janë ushqimi, pelena për fëmijët dhe ilaçe.

Trendi, i cili është në zhvillim në javët e fundit, është një tjetër shenjë e thellimit të krizës së vendit të pasur me naftë mes mungesave në baza ushqimore që kanë miliona njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhjetra parukeri në Venezuelzë kanë vendosur tabelën: "Ne blejmë flokët!", ku sipas raporteve rreth 200 gra në ditë shkojnë dhe i shesin flokët e tyre.

Celina Gonzales, një 45-vjeçare shiti flokët e saj të mesëm në ngjyrë kafe për 60,000 pesos kolumbian, ose rreth 20 dollarë - ekuivalenti i një pagese minimale mujore në vend.

"Unë vuaj nga artriti dhe më duhet të blej ilaçe. Kjo nuk do të jetë shumë, por së paku mund të blej ilaçe kundër dhimbjeve ", tha Gonzales, e cili nuk i kishte treguar familjes së saj se çfarë po bënte, shkruan albeu.com

"Shumica e grave vijnë këtu me fëmijë të vegjël dhe pas prerjes së flokëve ata shkojnë të blejnë ushqime", shtoi një parukiere.

"Unë jam këtu, sepse nuk kam asgjë për të ngrënë," tha një tjetër grua, por ajo më vonë u refuzua, sepse flokët e saj ishin shumë të shkurtër dhe të hollë

ME TE LEXUARAT