Qytetari i bën “gjëmën” të riut që grabiste banesa në Durrës, i bën video dhe ia nis Policisë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas që vidhte banesa në këtë qytet falë denoncimit me video të një qytetari.

Në pranga ka rënë Amarildo Vezi 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për 4 vjedhje.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, Policia njofton se është arrestuar edhe një shtetas tjetër, i cili vidhte lokale në Durrës.

Ky i fundit akuzohet për vjedhje të kryera në disa lokale.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:

Falë rritjes së bashkëpunimit Polici-Komunitet Policia arreston një shtetas që vidhte banesa në qytetin e Durrësit.

Brenda 24 orëve finalizohen dy operacione policore të koduara”Home”dhe”Bar”.

Policia arreston në flagrancë edhe një shtetas tjetër, I cili vidhte lokale.

Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm.

Sekuestrohet një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, brenda 24-orëve kanë finalizuar dy operacione policore të koduara”Home”dhe”Bar”.

Operacioni”Home”është realizuar falë punës së bërë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve.

Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një shtetas, I cili po hynte nga ballkoni I një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht shtetasin:

• Amarildo Vezi 27 vjeç, banues në Durrës.

Vezi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni I një apartamenti.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi I mësipërm dyshohet edhe si autor I vjedhjeve të mëposhtme:

1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.

2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.

3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.

4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.

Në cilësinë e provave materiale I’u gjetën dhë sekuestruan mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavita,doreza, pinca.

Në kuadër të Operacionit Policor”Bar”Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

Piraniqi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T.J.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi I mësipërm dyshohet edhe si autor I vjedhjeve të mëposhtme:

1. Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se ka vjedhur një lokal të menaxhuar nga shtetësia E.H.

2.Më datë 03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit I.R.

3. Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetsit F.V.

4. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.T.

5. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.

Në cilësinë e provës materiale I’u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•” Vjedhja” në ngarkim të shtetasit Amarildo Vezi parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

• ” Vjedhja” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit Edmond Piraniqi parashikuar në nenet 134/2 dhe 279 të Kodit Penal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here