Qytetarët denoncojnë në Policinë e Elbasanit: Po na terrorizojnë bandat

Kliko per me shume info

Gjendja e rëndë e kriminalitetit në Elbasan, ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve. Së fundi në Policinë e Elbasanit janë bërë dy denoncime nga qytetarët pasi kontrollohen në rrugë për kartat e identitetit dhe u shkojnë në banesa natën.

Bëhet fjalë për dy raste në lagjen “Emin Matrxhiu” në Elbasan, ku qytetarët kanë denoncuar se disa persona të rrezikshëm i ndalojnë në rrugë.

Kliko per me shume info

Sipas denoncimit qytetarët kanë thënë se janë persona të rrezikshëm që i mbajnë në vëzhgim për shkak të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në zonë.

Përveçse u janë kërkouar kartat e identitetit, qytetarët thonë se gjatë natës e kanë të vështirë të lëvizin.

Në Elbasan policia prej kohësh mban në vëzhgim disa persona me precedent penal, por në asnjë rast nuk është vendosur për tu ndërhyrë. Deri më tany Elbasani është “vatër e nxehtë” për shkak të përplasjeve me armë që kanë ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.