Qeveria krijon agjencia e re ku do të kalojnë të gjitha paratë e shtetit

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të marrë në dorë prokurimet e rëndësishme nga 1 janari i vitit të ardhshëm, blerje që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e automjeteve apo mirëmbajtjen e rrugëve.

“Agjencia e Blerjeve të Përqendruara planifikon dhe kryen procedurat e prokurimit për mallrat dhe shërbimet e mëposhtme, duke filluar nga data 1 janar 2019: a) Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje; b) Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh; c) Mirëmbajtje impiantesh elektrike; ç) Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike; d) Blerje artikujsh ushqimorë; dh) Blerje pajisjesh kondicionimi; e) Shërbim gjelbërimi; ë) Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve”, thekson vendimi i qeverisë.

LEXO EDHE:  Falimenton Gulf, nuk njihen tollonat e blerë nga mijëra qytetarë, mbyllen papritur pikat
Kliko per me shume info

Kjo Agjenci do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe nga drejtori që është aktualisht, do të ngrihet në nivel Agjencie, e cila do të ketë një buxhet të sajin, stemë dhe vulën.

Blerje e automjeteve, karburantit, orendive të zyrave dhe çdo shpenzim tjetër, tashmë Kryeministria dhe ministritë e tjera do t’i realizojnë nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara

LEXO EDHE:  Programet e studimeve në universitete, kriteret e notës mesatare

Kjo Agjenci, që do të koordinojë dhe miratojë blerjet e qeverisë dhe të ministrive, në varësi do të ketë një drejtor të përgjithshëm, i cili emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Brendshëm. Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara, aktualisht pjesë e strukturës së Ministrisë së Brendshme, do të vazhdojë detyrën deri në ngritjen e Agjencisë së re.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here