“Qepe gojën”, Hoxha flet për ‘shpërthimin’ e Berishës, tregon dhe si ndodhi vrajsa e dëshmitarit

Gazetari Artan Hoxha reagoi sërish ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga studio e “Arena” nga Dritan Hila në Ora Neës, duke theksuar se me këtë shkrim, atij i thuhej të mbyllte gojën se kishte kaluar vijën e kuqe.

Hoxha: Prokuroria kanë dosje shumë më të forta, por e kanë nisur nga kjo. Akuzat për të cilat ata janë arrestuar dhe për mua është shumë e keqe përfshirja e deputetëve në këtë histori. Po u përfshi politika, mbaroi historia. Dhe mesazhi që mora nga Berisha sot, ishte të qepja gojën, se po kaloja vijën e kuqe.

Kliko per me shume info

Fana: Ti po mban qëndrim me dy standarde. Këtej ke bindjen që këtu po luan politika, e qeverisja ndikon te prokuroria. Nga ana tjetër mbron integritetin e gjyqtarit të kësaj çështje.  Në momentin që thua kjo është punë e drejtësisë, sikur nuk shkon.

Hoxha: Ai njeri ka denoncuar sesi policia lokale në bashkëpunim me trafikantët e drogës kishin mbjellë parcela me kanabis.

Unë kam hyrë edhe vetë në parcelë kam rrezikuar edhe jetën time. Ai ishte familjar, edhe unë familjar. Ai nuk është vrarë pas një jave. Por është ekzekutuar 4 muaj më mbrapa. E kanë rrëmbyer i kanë, futur një plumb pas koke në rrugën nacionale. Sepse ky është kodi, qepe gojën mos fol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.