Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e brendshme të një gjykate në Kanada ku një i ri është qëlluar me armë zjarri në prani të nënës së tij.
Sikurse raportojnë mediet vendase Steven Berntrand, 18-vjeç, ndodhej përpara togave të zeza për të dëgjuar vendimin për një krim që ky i fundit kishte kryer.
Duket se dëshmitë e dhëna e kanë acaruar së tepërmi të riun dhe ka nisur konfliktin me një efektiv policor.
Vetëm për pak sekonda situata agravoi. Edhe pse 4 gardianët u munduan ta prangosin, adoleshenti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe vazhdoi të “orvatet” me ata.
Sipas zyrtarëve të Byrosë së Pavarur të Hetimeve, EIB, që janë duke hetuar rastin, kanë deklaruar se 18-vjeçari kishte arritur të kap një shkop dhe të godas në kokë gardianin, ku kolegët e tjerë të ndierë të kërcënuar e kanë qëlluar atë më pistoletë në kokë.
Aktualisht Berntrand është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.