Bastiset qelia e shqiptarit në Greqi, policia: Plan arratisje, do merrte pengje

Bastiset qelia e shqiptarit Ledio Dushku në burgun grek.

Mediat greke shkruajnë sot se policia kishte informacione se shqiptari po përgatiste një arratisje nga burgu. Më tej mediat shkruajnë se ai gjatë arratisjes do te merrte edhe pengje me vete.

Kliko per me shume info

Efektivët kanë bërë një kontroll të befasishëm në qelinë e tij, duke i ndërprerë në mes planin.

Gjithcka ka ndodhur në burgun e Korydallosit dhe kontrolli u bë pas urdhrit të prokurorit që kishte informacion me atë që ishte përgatitur. Ndërhyrja është bërë gjatë natës së mbrëmshme.

Policia hyri në qelinë e të burgosurit Fabio Dushku, i cili më ka qenë i akuzuar si pjesë e një organizate terroriste në janar 2015.

Policia gjeti në qelinë e tij thika e tij të improvizuara dhe laptop lidhur në internet, por jo armë, pavarësisht informacionin përkatës që kishin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.