Qarkullonte me armë me vete në qytet, pranga 27-vjecarit në Pogradec

Kliko per me shume info

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Kliko per me shume info

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.