Punëtorët në protestë para ARRSH, kërkojnë pagat e papaguara nga “Serenissima”

Kliko per me shume info

Kompanitë dhe punëtorët e nënkontraktuar nga “Serenissima” për të bërë punimet e By-Pass-it të Fierit dhe Vlorës, protestuan sot  përpara godinës së  Autoritetit Rrugor në Tiranë, për shkak të pagave të prapambetura dhe faturave të papaguara.

Nga palët pretendohet se kanë kryer punime në vlerën e 21 milionë Eurove, por ‘Serenissima’ nuk i ka shlyer detyrimet.

Kliko per me shume info

Në protestën e sotme i është bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë të zgjidhë situatën, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë asnjë firmë që të punojë në këto akse nëse nuk paguhen faturat.

Sipas të dhënave mësohet se rreth 600 punëtorë nuk janë paguar, ndërsa firma ‘Serenissima’ deri më sot nuk derdhur asgjë në llogaritë e nënkontraktorëve. Qeveria nga ana tjetër i hoqi asaj të drejtën e punimeve dhe po ritenderon rrugët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.