Publikohen fotot, dy motrat nga Tirana kërkojnë të vërtetën për vëllain e vrarë

Një histori e dhimbshme deri në palcë, dy motra që kërkojnë të vërtetën për vëllain e vrarë në shkurt të 1990, dhe fotografi makabre të vrasjes së tyre në kufi që botohen për herë të parë.

Eshtë historia e Ilirian Zarit, zemra e të cilit ka pushuar si sot 28 vite më parë, “I vrarë barbarisht nga ushtarët vigjilentë të sistemit komunist”, kujton motra e tij, Jeni Zari.

Kliko per me shume info

Jeni Zari pas 28 vjetësh ka zbuluar fotot në mal, me vëllain e shtrirë së bashku me dy persona të tjerë, ndërkohë që nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë hetuesit e komunizmit të asaj kohe, “me duar në xhepa” thotë Jeni, “gjatë përpilimit të dokumentacionit” që duhej dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë.

“Trupi i vëllait tim është lënë gjithë natën deri të nesërmen në vendin e ngjarjes derisa të vinin eksperët të shtjellonin këtë ndodhi në majë të malit. Pra vrasja është bërë në 12.00 të natës të datës 2 duke hyrë 3 shkurti I vitit 1990”, thotë Jeni Zari.

Motra, e cila sot pas 28 vitesh kërkon drejtësi, thotë se historia e Ilirian Zarit nuk është gjykuar dhe familjes nuk iu dha trupi I tij, “por u hodh në një gropë provizore mali”. “Pra, familjes nuk iu tha që e kemi vrarë” kujton e motra.

Jeni Zari kujton se në fillim të viteve ’90 familja e saj provoi shkopin e gomës. “Deri më sot, askush nuk e dinte këtë histori. Por u mbyll me dosjen e famshme TOP SEKRET ngaqë e kishin zhdukur tim vëlla pa lënë gjurmë. Im vëlla, ishte ndër të parët që mori guximin të çante kufirin, pra shkëndija e parë e demokracisë, që mësa duket e paska ndjerë që këtij sistemi duhet ti vinte fundi. Por fatkeqësisht, askund në media nuk njihet emri i tij si djalë guximtar e fisnik, një nga Martirët e parë të kryeqytetit”, thotë Jeni Zari.

Ajo tregon se vetë së bashku me motrën u larguan nga vendi. Por prindërit e tyre, nëna dhe babai, kanë “gjetur ngushëllim në ditaret e tyre, duke shkruar cdo ditë si e kanë përjetuar dhe sesi kanë rrjedhur ngjarjet”.

“Derisa kanë gjetur të birin dhe e ka zhvarrosur me duart e saja duke mos lënë pas edhe ndihmën dhe mbështetjen e ngushtë të familjes së saj dhe të babait”, kujton Jeni Zari.

“Nëna jonë me lot e me oiii, të qarat e saj nëpër mallet me dëborë ditë e netë, duke kërkuar të birin dhe rënkimet me ditë, muaj, e vite, e bënë gjys njeriu. Sigurimin e kemi pasur gjithë kohën në shtëpi, duke plackitur e kontrolluar garderobën e tim vëllai e tonën si vajza, deri tek djegia e të gjithë pikturave të tij, penelave e bojrave e korinizat, e deri tek librat që përfunduan para pallatit në zjarr të madh. Komshijtë pas perdeve shihnin me lot në sy, pa e ditur ende se cpo ndodhte me komshinjtë për të cilët kishin një respect të vecantë”, kujton e motra.

“Im atë, burrë zotëri që kish respekt një Tiranë e tërë, u thinj Brenda natës e nuk e njihnim të nesërmen nëse ishte ai apo dikush tjetër. Nuk e ngriti më kokën e të buzëqeshte derisa u nda nga kjo jetë. Nuk i hynte asgjë në sy, vec kujtonte djalin e mirë që kishte vetëm një ëndërr: të shikonte muzeumet e botës, e të takonte Da Vincin, Rembrantin, Gojen, Cezanne, Vermmer, Monet, Renoir…e lista vazhdon pa fund” thotë e motra, duke treguar se Ilirian Zari, ka qenë një nxënës i shkëlqyer.

“Ëndrra e një artisti, e një poligloti, e një nxënësi I cili që në shkollën fillore e deri më tej nuk njihte nota të tjera vetëm 10-ta me yll e fletë lavdërimi, djali që vetëm buzëqeshte e ndihmonte cdo të moshuar që shihte rrugës, cdo fëmijë të vogël të rreckosur që shikonte nëpër rrugët e Tiranës atje ku punonte në Kinostudion “Shqipëria e re”, që priste radhën ti hapej vendi I punës si piktor…kjo ëndërr nuk u realizua…Një ditë papritur e pa kujtuar, I riu inteligjent humbi durimin dhe mori mallet, atje ku ëndrra e tij u bashkua me qiellin e parajsën e përjetshme” shkruan Jera Zari.

Në dokumentet që ka gjetur e zbuluar, ka publikuar dhe një listë me shumë djem të tjerë të vrarë në kufi në vitin 1990.

“I bëj thirrje të gjithë familjeve e nënave të shumtë të viktimave, (lista e të vrarëve me dokument), ti kërkojmë qeverisë në fuqi, për të cilën kanë votuar, tu kthehet nderi dhe respekti që meritojnë Martirët e vrarë në kufi, si dhe të mbështetin këto familje që e vuajtën në kurriz këtë akt cjerrëzor që ju la ish-sistemi komunist. Ata nuk vranë vetëm një individ, por thyen zemra NENE e mijëra zemra të shoqërisë. Shpresoj të na dëgjohet thirrja, për të pasur muzeumin për këto viktima, shprehet motra e Ilirian Zarit, të vrarë në tentativën për të kaluar kufirin në vitin 1990.

Jera Zari thotë se ditarët e të ëmës do t’I botojë shumë shpejt, në mënyrë që këto ngjarje tragjike, të mos fshihen nga memorja e këtij kombi.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here