Pse Eva Murati shmangu Jozefina Topallin nga intervistat, çfarë ka ndodhur?

Eva Murati, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të lidhjes së saj me djalin e ish kryeparlamentares Jozefina Topalli së fundmi është bërë pjesë e një filmi historik shqiptar ‘Njeriu me Këmishë’.

Por ajo që është vënë re është se Murati e ka shmangur në të gjitha daljet e saj familjen e partnerit. Madje edhe pse Rudina Magjistari ditën e djeshme ka këmbëngulur ta pyes për Topallin dhe përshtypjet që ajo ka për interpretimin e Muratit në film, kjo e fundit ka habitur paksa teksa është përpjekur ti shmanget pyetjes totalisht.

LEXO EDHE:  I preferuari i vajzave shqiptare, aktori i njohur turk pjesë e Xing me Ermalin
Kliko per me shume info

Madje në një intervistë tjetër televizive pak ditë më parë ajo tha se nuk ishte nusja e Topallit, pasi nuk kishte unazë në gisht. Nuk dihet nëse ka një krizë mes çiftit, apo Murati kërkon ta mbajë me të vërtetë hermetike këtë pjesë familjare, por këto përgjigje u dukën paksa e çuditshme dhe u bën pjesë e thashethemeve në mediat rozë.

Biseda

Magjistari: Me të dashurin tënd sigurisht që ke diskutuar për filmin dhe për rolin tënd, cili ka qenë komenti i tij?

LEXO EDHE:  Fotoja e motrave Kardashian fut në sherr motrat Vjollca: Marina nxehet me Luanën

Murati: Do doja të vija një herë tjetër për të folur për të gjitha këto, sot jam duke folur për filmin dhe nuk dua t’ia marr vëmendjen .

Magjistari: Si ka pëlqyer ky rol atij?

Murati: Le të mos bëjmë lajm me këtë…

Magjistari: Unë pyetjen time në fakt do kisha dashur ta avancoja. Do isha shumë kurioze për Znj. Jozefina Topalli. Nuk e di çfarë raporti keni dhe nëse ajo e di për filmat që ti luan dhe nëse të ka mbështetur për këtë film që ka këtë sfond historik pas? Kam përshtypjen që ajo do të ishte tifoze dhe nëse do të duhet të zgjidhte mes roleve të tua ndoshta ky do të ishte i preferuari i saj?

LEXO EDHE:  Modelja shqiptare dhe burri i saj turk përplasen me makinë! DALIN fotot e aksidentit automobilistik

Murati: Padyshim që gjithkush do ta mbështeste një punë të tillë dhe një film të bërë shumë mirë. Është një film që ka patur shumë punë, shumë mund dhe me njërëz shumë të talentuar. Por nuk do të doja të flisja më shumë për këtë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here