Protestë masive në Greqi: Mos pranojmë kurrë se ka një shtet me emrin Maqedoni

Kosovë&Rajon

Ditën e sotme në Athinë po të zhvillohet një protestë për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat greke raportojnë se protesta po mbahet përpara parlamentit grek. Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin ‘Sintagagma’ në Athinë.

Mësohet se protestuesit janë të veshur të gjithë me veshje kombëtare dhe me flamuj grekë. Në tribunë është pritur kompozitori Mikos Teodorakis i cili ka bërë thirrje të forta kundër Greqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po ndërtojnë shtet në kurrizin tonë, qeveritë tona nuk po reagojnë, nuk do pranojmë kurrë se ka një shtet me emrin Maqedoni. Shkupi po shtrembëron historinë dhe kjo është qesharake.”-mësohet se është shprehur Teodorakis.

Sakaq, kompozitori ka thënë se Shkupi ka qënë gjithmonë kundër tyre dhe se gjithë problemet e papritura që po vijnë do i përballojnë të bashkuar. Kujtojmë se pak ditë më parë pak ditë më parë mediat greke raportuan se mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur akordi për çështjen e emrit.

Sipas tyre emri i ri i fqinjit lindor do të jetë “Republika e Maqedonisë së Epërme”. Për këtë çështje reagoi edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ky i fundit në një intervitë për mediat maqedonase është shprehur që pas këtij akordi vendi tij mund të marrë ftesën për tu anëtarsuar në NATO.

ME TE LEXUARAT