Prononcim nga Telekom Albania mbi situatën me AKEP

Telekom Albania është përballur këto ditë me disa artikuj në medien e shkruar dhe atë elektronike, sipas të cilave AKEP po përgatit vendimin e analizës së tregut të shërbimeve celulare në lidhje me tarifat e terminimit të interkoneksionit mes operatorëve. Ky vendim përcakton asimetri (pra nivel jo të barabartë tarifimi mes operatorëve) dhe bën dallim në zbatimin e masave rregulluese, jo-diskriminuese për çmimet e telefonatave brenda dhe jashtë rrjetit mes operatorëve, duke favorizuar dukshëm kompaninë Albtelecom.

Telekom Albania i kërkoi menjëherë AKEP, nëpërmjet një komunikimi zyrtar, të zbatojë standardin ligjor të konsultimeve publike me të gjitha palët e interesuara, duke gjykuar se projekt-vendimi në formën e raportuar, dëmton interesat e ligjshme ekonomike të kompanisë tonë, që padyshim është një faktor i rëndësishëm në treg dhe një nga investitorët më të mëdhenj, afatgjatë në vend.

Kliko per me shume info

Në këtë kuadër, jemi të befasuar nga mungesa e një reagimi nga ana e AKEP, siç do të pritej normalisht nga një institucion publik, ku informimi dhe transparenca ndaj publikut është detyrim themelor.

Megjithatë, presim një qëndrim më bashkëpunues dhe konstruktiv, për të rivendosur komunikimin sipas praktikave ndërkombëtare, në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Telekom Albania deklaron se do të mbrojë interesat e ligjshme të kompanisë, e mbi të gjitha të abonentëve tanë besnikë, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here