Pronat/ Jorida Tabaku: Ligji i sjellë në Kuvend nga qeveria është antikushtetues

Politikë

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend. Sipas Tabaku, ai ligj është pjesërisht antikushtetues dhe ka dhënë arsyet pse.

"Si pjesë e rekomandimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, anëtarët e opozitës insistuan që të ishte pjesë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pronën, gjë që u vendos edhe në rekomandime, - shprehet Tabaku në Fb. -  Qeveria shqiptare, megjithëse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në nëntor të vitit 2016, deri në dhjetor të vitit 2017 nuk bëri asgjë për të reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që ose Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vepruar në paligjshmëri, ose vendimet e Këshillit të Ministrave, që dolën në dhjetor të 2017-ës, janë zbatuar pa u miratuar akoma, ose do të shkaktojnë një kosto për buxhetin, që ne do ta shohim në vijim, në qoftë se kjo agjenci ka marrë vendime.

ME TE LEXUARAT