Ç’do bëhet me pronat e Klement Balilit? Ja çfarë vendosi sot Apeli i Krimeve të Rënda

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron për pasurinë e Klement Balilit.

Nën sekuestro janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Kliko per me shume info

Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44-vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here