Prokuroria jep detaje për grupin e kokainës në Shkodër: I zbuluam me përgjime e blerje të stimuluar

Tre persona jane arrestuar dhe kater jane shoallur ne kerkim gjate aksionit antidroge te policise se Shkodres dhe prokurorise se ketij qyteti.

Burimet zyrtare kane dhene detaje nga aksioni duke njoftuar se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorise, në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U  dhe A.M

·           Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej  një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.

·           Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

·           Tre automjete Audi, BMW dhe Ford  që janë përdorur nga të dyshuarit.

·           Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;

·           Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Sipas prokurorise, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/2  dhe 285/a të K.Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

Nderkohe policia ka hene emrat e gjithe personave te implikuar:
1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në   Shkodër. 
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.