Prokuroria: Ja për cfarë akuzohen policët e arrestuar në veri për vrasjen e Ivanovicit

Kliko per me shume info

Prokuroria e Shtetit ka sqaruar ndërlidhjen e aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës ku u arrestuan dy policë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori Njazi Rexha, i cili po heton rastin, ka konfirmuar se arrestimi i dy policëve ndërlidhet me mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit.

Kliko per me shume info

“Ata kanë qenë në detyrë ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet”, ka thënë Rexha për KALLXO.com

Ai ka sqaruar se janë duke hetuar pasojat e veprimeve të policëve.

Lajmin për arrestimet e dy zyrtarëve policorë të Stacionit në Mitrovicën Veriore e bëri të ditur sonte Inspektorati Policor. Sipas komunikatës së inspektoratit, këta zyrtarë u arrestuan nën dyshimin për manipulim me prova.

Inspektorati njofton se përveç arrestimeve, kanë bastisur dy lokacione në Mitrovicën Veriore me urdhër të prokurorit dhe gjykatës.

“Sot (10.02.2018) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bastisjeve “është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”.
Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Ndërkaq, Kosovapress raporton se arrestimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit po janë të dyshuar në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “LIri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar.

Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

Serbia ka kërkuar përfshirje në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa dy shtetet në mënyrë të tërthortë janë duke shkëmbyer informata për këtë vrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.