“Prokuroria ka hapur dosje të arkivuara”, gazetari paralajmëron arrestime të ish ministrave të Ramës

Kliko per me shume info

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se do ketë arrestime të peshqve të mëdhenj. Në “Studio e Hapur” në News24 Hoxha tha se nëse hetimi do jetë serioz, mund të shkojnë në burg ish-ministra të qeverisë “Rama”.

“Do ketë peshq të mëdhenj. Nëse hetimi do jetë serioz ka për të shkuar më tej. Mund të jenë për burg ish-ministra të qeverisë Rama”, tha Hoxha. I pyetur nëse janë të LSI apo PS, gazetari tha se s’ka rëndësi pasi kryeministër ka qenë Rama.

Kliko per me shume info

Hoxha deklaroi se prokuroria ka hapur disa dosje që janë të arkivuara, dosje për korrupsionin.
“Në informacionet që kam unë prokuroria ka hapur disa dosje që janë të arkivuara. Për shumë arsye nuk kanë qenë të hetuara më tej. Kryesisht dosje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Do doja që prokurorët që kanë në dorë këto dosje të kenë kaluar vettingun. Kjo situatë nuk çon ujë vetëm tek qytetarët shqiptar. Kur bëhet zhurmë gjithandej, ustallarët punojnë. Prokuroren e re që në momentin e parë e kam mbështetur”, tha Hoxha./BalkanWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.