Prokuroria “fundos” biznesmenin e fuqishëm, bashkë me të ish-nëndrejtoreshën e Doganës dhe një tjetër, ja emrat

Aktualitet

Prokuroria “fundos” biznesmenin Ardian Xhillari, pronarin e Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave” “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prodokuteve të veprës penale. Bashkë me të Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtore të ish-nëndrejtoreshë e përgjithshme e Doganave Lula Njebza dhe Mirarbër Teneqexhiu, ish-kryetar i degës doganore, Tiranë.

ÇFARË KËRKON PROKURORIA PËR ARDIAN XHILLARIN:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite burgim;

Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave” të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me 2(dy) vite burgim;

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15(pesembedhjete) vite burgim;

Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10(dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;

Në zbatim të nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15(pesëmbëdhjetë)vite burgim;

Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave” “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000(pese milion) lekë.

ÇFARË KËRKON PROKURORIA PËR LULA NJEBZËN- ish-nëndrejtoreshë e përgjithshme e Doganave

Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim;

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5(pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;

ÇFARË KRKON PROKURORIA PËR MIRARBËR TENEQEXHIU- ish-kryetar i degës doganore, Tiranë.

Deklarimin Fajtor të të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3(tre) vite burgim;

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurinMirarbër Teneqexhiu.

Historiku i hetimeve

Ardian Xhillari dhe “Tea construction and Petrol” nuk përballen për herë të parë me hetimet e prokurorisë. Në vitin 2016 hetimet e prokurorisë së Fierit e nxorrën atë mashtrues me naftën “virxhin”. Ai kishte marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën në pronësi të tij nga depot e Mëzezit në Tiranë për në depot e rafinerisë së përpunimit në Ballsh.

Behej fjalë për4.4 milionë litra që nuk duhet të dilte në treg pasi ishte nafte bruto. Por kjo naftë nuk ka mbërritur kurrë në Ballsh por është shpërndarë nëpër pika shitjeje të tregut të lirë.

 

Dëmi shkaktuar shtetit në atë kohë u llogarit mbi 2 milionë euro nga shmangia e pagimit të akcizës”, tha prokuroria në atë kohë në një njoftim për shtyp.

Në këtë aferë ishin përfshirë edhe drejtuesit e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjet e naftës bruto dhe monitorimin e vendosjes së saj në depozita.

Në 2016 u hetuan

Adrian Xhillari, administrator i “Tea Construction & Petrol Sh.A”

Lula Njebza, ish-nëndrejtoreshë e përgjithshme e Doganave

Mirarbër Teneqexhiu, ish-kryetar i degës doganore, Tiranë

Alfred Bushi, doganier i degës së Fierit

Syrja Misiraj, doganier i degës së Fierit

Adrian Alikaj, i akuzuar për falsifikimit të dokumenteve.

ME TE LEXUARAT