Prokurori i antimafias e antiterrorit në Tiranë, takon Xhafajn: Goditje bandave kriminale

Kliko per me shume info

Prokurori kombetar i antimafias dhe antiterrorizmit ne Itali, Federico Cafiero De Raho po qendron per vizite zyrtare ne Tirane ku eshte takuar me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit ka komentuar takimin me ane te nje postimi në twitter:

Kliko per me shume info

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë.

Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar.

Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale.

Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”, shkruan Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.