Ndryshuan akuzat për atentatin ndaj Florenc Capjes, nis hetimi për tre prokurorët

Aktualitet

Ndyrshimi i akuzave për atentatorin e dy anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan behet shkak per nisjen e hetimeve ndaj prokuroreve. Gjykata e Elbasanit  ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pandehurin Shkëlzen Hasanpapaj, i arrestuar si i dyshuar për tentativën e vrasjes në qershor të 2016 të Florenc Çapja dhe Bledar Muça.

Për ndryshimin e akuzave Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ka qënë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra.

Njëherësh burimet thanë se objekt i kontrollit janë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

ME TE LEXUARAT