Prezantohet si punonjës i ujësjellësit dhe i grabit banesën gruas së moshuar

Një grua në moshë ka rënë pre e kërcënimeve dhe grabitjes nga një person, i cili ka hyrë në shtëpinë e saj duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit.

Një grua në moshë ka rënë pre e kërcënimeve dhe vjedhjes nga një person, i cili ka hyrë në shtëpinë e saj duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në fshatin Palasë të Himarës.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, një person ka shkuar në banesën e të moshuarës O.B., 86 vjeçe, duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit.

Më pas e ka kanosur dhe pasi ka hyrë në shtëpi me forcë, i ka marrë një shumë lekësh, një unazë floriri, celularin dhe disa sende të tjera.

E moshuara e terrorizuar pas largimit të grabitësit kërkoi ndihmë tek fqinjët dhe më tej u lajmërua policia.

Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.