Presidenti Meta pret shoqatën e të rinjve të Shoqatës së të Verbërve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryesinë e Forumit Rinor të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe me zonjushat Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, dy talente të spikatura nga radhët e komunitetit me dëmtime në shikim, të diplomuara me titullin “Doktore Shkencash”.

Presidenti Meta, pasi u njoh me problematikat e këtij komuniteti, iu garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’iu kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Kliko per me shume info

Presidenti Meta vlerësoi pasionin, punën dhe këmbënguljen e dy studiueseve të reja të këtij komuniteti, Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, për të qenë të dobishme dhe kontribuuese për shoqërinë dhe vendin.

“Suksesi i tyre në fushën e kërkimit shkencor është një shembull i madh, pozitiv dhe i shkëlqyer për të gjithë rininë shqiptare”, theksoi Presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here