Presidenti Meta dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt.

Presidenti i Republikës, pasi i dorëzoi Flamurin Kombëtar skiatores Suela Mëhilli, duke iu drejtuar të pranishmëve, u shpreh: “Dua të shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese!

Kliko per me shume info

Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla”.

Sakaq, sportisja Suela Mëhilli theksoi se ky aktivitet do të jetë Olimpiada e dytë për të.

“Jam shumë krenare të përfaqësoj Shqipërinë para botës kështu që do të jetë një eksperiencë e veçantë. Faleminderit për këtë mundësi”!”- ka shtuar më tej sportisjta.

Ndërsa, Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani vuri në dukje rëndësinë e këtyre lojrave për promovimin e Shqipërisë në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.