Presidenti i KE mbërrin në Kryeministri, bën gjestin e papritur ndaj Romana Vlahutin

Politikë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka mbërritur sot rreth orës 18:00 në Kryeministri ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe stafi i kryeministrit.

Në lobin e Kryeministrisë ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Juncker, i cili njihet për stilin e tij të veçantë, e ka përshëndetur ministrin Bushati si ushtarak, ndërsa është ‘shtangur’ pak sekonda përballë Vlahutin, ai i ka puthur dorën.

Vlahutin ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve nga opozita në Shqipëri se përkrah qeverinë Rama, madje e kanë akuzuar se është përfshirë edhe në skandale, si blerja e një vile në Tiranë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155597086146523/

ME TE LEXUARAT