Presidenti grek Pavlopulos kërcënon sërish ashpër: Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh

Presidenti i Greqise Prokopis Pavlopulos ka bere serish deklarata te ashpra në adresë të Tiranës zyrtare. “Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazisteve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe te kerkosh te drejtat e bashkepunetoreve te nazisteve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjeter, atëherë Greqia është këtu ta ndihmoje vendin fqinj per ne BE.

LEXO EDHE:  Tom Doshi kërkon vetting për politikanët: Nuk kalojnë as gjysma

Deklarata ka ardhur pasi presidenti grek priti presidentin e Gjeorgjise, Giorgi Margvelashvili. Ndërkohë sot Presidenti Meta në një intervistë për “Albanian Daily News” tha se qëndrimet e homologut të tij grek nuk sjellin energji pozitive.

Kliko per me shume info

Meta: Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet papritur kreu i Spitalit të Durrësit

Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë.

Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë.

LEXO EDHE:  Durrës, përplas të dehurin me makinë dhe ia mbath pa gjurmë

Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here