President Kombëtar? Paloka: Rama ul të mbathurat në dëm të shqiptarëve

Kur nuk kane kaluar shume ore pas deklaratave të Ramës në Parlamentin e Kosovës për një president kombëtar, ka reaguar deputeti i PD, Edi Paloka. Në një status në Facebook, Paloka e quan pa vlerë, ndërsa akuzon Ramën se deklarata të tilla i bën në dëm të shqiptarëve.

Reagimi i Edi Palokës

Kliko per me shume info

Kllouni! Pasi ul të mbathurat në çdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptarëve, del e bën deklarata bombastike pa asnjë vlerë praktike e që madje mund të dëmtojne interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Të gjithë e mbajnë mend se si me deklarata boshe nacionaliste i çoi marrëdhëniet me Greqinë në krizë e në mënyrë krejt të panevojshme. Por në momentin e parë që ju desh të veprojë e jo të flasë uli të mbathurat si për varrezat e ushtarëve, për detin dhe për Çamërinë.

Të njejtën gjë bën me Kosovën. Bente shoë me mbledhje të përbashkëta qeverie, pa asnjë vlere praktike e reale, po ndërkohe puthej e lëpihej me Vuçiç. Deklaronte gjoja “me guxim” në Serbi se Kosova është e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsinë ) po ndërkohe nga dashuria Rama-Vuçiç përfitonte Serbia që hapte negociatat .

Sot ben nje deklarate tjeter bombastike për “President të përbashket me Kosovën “. Të shohim ku do ti uli mbathjet këtë herë në dem të shqiptareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.