Pas arrestimit të Xhikës për skandalin e rrugës, pranga ish-drejtorit të PD dhe disa funksionarëve të tjerë (EMRAT)

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës së Gjinarit në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit, ja zonat ku do ketë shi nesër
Kliko per me shume info

Të njëjtat burime pohuan për ‘BalkanWeb’ se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë mbi të bijën, 25 vjeçarja denoncon të ëmën

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here