EMRI/ Rrahu babain, bie në pranga djali i dhunshëm në Bulqizë

Aktualitet

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar babain e tij.

Policia e Dibrës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Dhionis Hysa, i cili akuzohet se në banesën e tij ka dhunuar babain, 60-vjeçarin me inicialet H.H.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin në polici.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi: Dhionis Hysa, 28 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi H.H, 60 vjeç, se djali i tij Dhionis Hysa, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT