Dështon kapja e Kelmend Balilit, policia bastis shtëpinë e vjehrrit të Eskobarit të Ballkanit

Policia shqiptare ka kryer sot disa veprime operacionale me qellim kapjen e Klement Balilit. Personazhi i konsideruar ndryshe si Eskobari i Ballkanit, prej vitit te kaluar është një nga emrat më të kërkuar të policisë shqiptare.

Pasditen e te henes policia ka zbarkuar në shtëpinë e Avni Veizit, vjehrrit të Klement Balilit, banues në Delvinë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Mario Majollarit, Gjuzi flet për herë të parë: Isha në atë zonë, por nuk e vrava
Kliko per me shume info

Efektivat e policise mesohet se kanë hyrë në banesë pavarësisht se aty nuk kishte njeri, dhe kanë bërë kontroll në të gjithë shtëpinë.

Vetë familjarët janë shprehur të revoltuar për këtë kontroll, sipas tyre të pa lajmëruar më parë nga ana e policise. Deri tani nga viti i kaluar, kane deshtuar kater tentativa te policise se shtetit per kapjen e Klement Balilit.

LEXO EDHE:  Vdes turisti në autobus, po shkonte në Sarandë

Ai akuzohet per trafikim sasish te medha droge ne Greqi, Belgjike, Gjermani e Angli ndersa deri nje vit me pare ishte drejtor i sherbimit te transportit ne Sarande./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here