Policia shqiptare imiton James Bond, “makina 007” në rrugët e Tiranës

Kliko per me shume info

Makinat luksoze në rrugë do t’i shohim edhe me logon e Policisë së Shtetit. Fjala eshte për disa supermakina “Mercedez Benz” të cilat do jenë në përdorim nga uniformat blu.

Edhe pse konsiderohen si modelet më të shtrenjta në treg si “Benz C-Class” dhe “ML”, modele të fundit, tashmë nuk do t’i shohim më në rrugë vetëm në përdorim nga qytetarët, por edhe nga Policia e Shtetit. Automjetet janë dhuratë për Policinë Shqiptare nga shoqëria gazsjellëse TAP. Një prej automjeteve mban kodin “007” të stampuar, duke imituar personazhin e famshëm të filmit “Agjenti 007”, James Bond.

Kliko per me shume info

Makinat kanë qenë në përdorim nga administrata e TAP dhe tashmë kur punimet për ndërtimin e rrjetit gazsjellës në Shqipëri janë drejt fundit, automjetet i janë dhuruar uniformave blu. Kujtojmë që këto automjete konsiderohen edhe ndër më të shpejtat, e cila është një garanci për uniformat blu në përballjen me krimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.