Polici hero i shpëton jetën fëmijës 5-vjeçar

Soft

Një oficer policie i ka shpëtuar jetën një fëmije 5-vjecar që ra nga kati i tretë i një ndërtese.

Ngjarja ndodhi në Egjipt, në një qytet rreth 300 km nga kryeqyteti Kairo. Oficerët e policisë ndodheshin në detyrë, duke ruajtur një bankë, kur befas njëri prej tyre vëren vogëlushin duke u varur në ballkon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë tre oficerët marrin masa për të pritur 5-vjeçarin, i cili nuk arrin dot të mbahet dhe bie nga kati i tretë. Njëri prej oficerëve e pret, duke i shpëtuar jetën.

Ministria e Brendshme në Egjipit publikoi pamjet e shpëtimit të fëmijës, ndërsa oficeri që mbeti i lënduar nga pritja e 5-vjeçarit, është kthyer në hero.

 

ME TE LEXUARAT