“Po vdes për bukë”, gruaja në Shkodër që jeton në tunel bën thirrje për ndihmë

Vetëm 5 km larg nga qendra e qytetit të Shkodrës, rrëzë malit të Taraboshit, një nënë me tre fëmijë, prej 10 vitesh që kur i është djegur banesa në fshat, jeton në një tunel ushtrie të braktisur në kushte ekstreme varfërie, pa ujë, pa drita, pa punë e më të shumtët e ditëve edhe pa bukë.

Por edhe e braktisur dhe e veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Kjo është Dila Gega dhe kjo është ajo që Dila quan “shtëpi”.

Kliko per me shume info

Dila rrëfen se burri i ka vdekur para dy vitesh, djali i vetëm tregon ajo rri gjithë ditën në mal me ato pak bagëti. Ndërsa dy vajzat prej disa netësh janë marrë për mëshirë nga disa kushërinj të largët, por që shumë shpejt e ato do të rikthehen te tuneli.

E vetmja mënyrë për të mbajtur shpirtin në trup për këtë nënë të vuajtur e fëmijët e sajë është mbledhja e sherbelës në mal.

Gjellët modeste që qëndrojnë prej ditësh në tenxhere janë ushqimi i vetëm e i përsëritur për familjen Gega.

Në këto kushte të mjerueshme, Dila Gega bën apel për ndihmë.

“Bëj thirrje për ndihmë, pasi po vdes për bukë”, thotë Dila Gega.

Nga tuneli ku jeton Dila, pamja e qytetit të Shkodrës është e mrekullueshme, por për Dilën qyteti vetëm mund të shihet dhe asnjëherë të jetohet. TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here