Policia e Sarandës kanë arritur të vënë në pranga dy të rinj që po tentonin të trafikonin rreth 21 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.
Në prangat e policisë kanë rënë Florian Balliu, 29 vjeç, banues në Fier dhe Amarildo Derstila, 26, banues në Elbasan.
Policia deklaroi se dy të rinjtë kishin si qëllim ta trafikonin drogën në Greqi. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 21-vjeçar me inicialet R.K. banues në Fier, dhe dyshohet se është bashkëpunëtor me dy të arrestuarit.