U ekzekutua me plumb në kokë, biznesmeni ishte “i mbytur” në borxhe, arrestohet një i dyshuar

Kliko per me shume info

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me biznesmenin e ekzekutuar dje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Memli (Afrim) Begalla, i cili rezulton se kishte borxhe të mëdha.

Ai u qëllua me plumb në kokë me armë zjarri me silenciator në distancë të afërt, teksa po hipte në makinën e tij në parkingun e një pallati në rrugën “Nikolla Tupe”.

Kliko per me shume info

Dyshimet e para të hetuesve janë përqendruar te borxhet që kishte viktima.

64-vjeçari i cili ishte administrator i kompanisë “LAB”, një agjencie turistike dhe dy dyqaneve të gomave, njëri në Yzberisht dhe tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, kishte borxhe në shuma të mëdha parash tek disa persona.

Mësohet se ndaj tij në Gjykatën e Apelit ishte bërë një padi penale, për shkak të borxheve të pashlyera. Tre vjet më parë Begallës i kishin djegur edhe një makinë “Land Rover”.

Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.