Plas “sherri”! Luana Vjollca i prish emisionin Ermal Mamaqit

Showbiz

Beteja në fakt po zhvillohet midis TV Klan e Top Channel, ose më saktë ndërmjet dy moderatorëve të dy këtyre ekraneve, Luana Vjollca e Ermal Mamaqi. Luana Vjollca pretendon se programi i saj “Shiko kush luan” është më i ndjekuri.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur dy moderatorët e njohur e kanë thumbuar njëri-tjetrin publikisht në emisionet e tyre. Së fundmi duket se ka nisur një “sherr” i ri mes tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të jetë sot e ftuar në të dy emisionet. E para që ka paralajmëruar se këngëtarja do të jetë në emisionin e saj ka qenë Luana nëpërmjet një video prezantuese të emisionit në “Instagram”.

Ndërsa dje, Ermal Mamaqi , siç e ka zakon i ka ftuar fansat t’i bëjnë pyetje këngëtares së njohur që do të jetë e fatura speciale e emisionit të tij. Mes qindra komenteve spikat edhe ai i Luana Vjollcës.

“Pasi ta shohin te mua nesër”, komenton Luana.

ME TE LEXUARAT