Plas në Kuvend/ “Nga Jeruzeli te karota nga Palestina te prasi. Guri, o Guri, hajde se po na rrahin…”

Kliko per me shume info

Replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha vijuan edhe këtë të enjte në Kuvend. Teksa debati për votën e Shqipërisë në OKB përfshiu palët me radhë, ajo që nuk mungoi ishte shkëmbimi i batutave mes kreut të opozitës dhe atij të qeverisë.

Ky i fundit teksa ripërsëriti se opozita kërkon t’i fshihet drejtësisë, iu drejtua Bashës me këto fjalë:“A ua thashë sapo, duan vetëm një vend ku të fshihen.

Kliko per me shume info

Duan vetëm t’i ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe që i lë pa gjumë, ndaj nisen për diku, pastaj veçse kur kthehen për diku tjetër. Sot erdhën këtu, ishin nisur për Jeruzalem. Befas, Komisari ndaloi në Divjakë. 7 herë 7, 42, nga Jeruzeli te karota nga Palestina te prasi. Guri, o Guri, hajde se po na rrahin. Hajde Guri se po na rrahin…”

“Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu para të gjithëve. Unë e di si do shkojë kjo punë, dhe mbaje mend, në fund këta do të rrahin ty. Se do ju ngordhi gomari e do i bien samarit

. E pastaj 7 herë shtatë 42, një kile karota, gjysmë kile presh dhe në fund fare do të përfundojë kjo punë që këta do të të nxjerrin ty në rrugë të madhe. Pastaj atje si ta kesh fatin ti se nuk është rrugë pa fund, ka një stacion, është drejtësia e re, aty do shikojmë pastaj kush jeni ju, kush jemi ne”./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.