Plane për fundjavën? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Aktualitet

Fundjava parashikohet të jetë me reshje shiu, të cilat largohen pasditen e të dielës.

Sipas Meteoalb, e premtja vijon me vranësira e reshje shiu në të gjithë vendin, më të dendura në veri e më të pakëta në qendër e në jug.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E shtuna, mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në juglindje ndersa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.

Ndërsa orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në veri dhe qendër por pas mesditës, pritet kthjellim gradual i motit në të gjithë vendin.

Temperaturat rriten lehtë, kryesisht gjatë mëngjeseve, bën të ditur Meteoalb, por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore.

ME TE LEXUARAT