Plagoset me thikë 19-vjecari në Durrës, arrestohet autori i krimit

Kliko per me shume info

Nje 19-vjecar eshte plagosur me thike ne Durres ndersa policia ka arrestuar autorin e krimit. Burimet zyrtare thane se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Arjan Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç, banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.