Me 191 km/orë në autostradë, policia kap "pilotin" me Benz

Aktualitet

Policia Rrugore ka vijuar aksionin mbrëmjen e kaluar në disa nga akset kryesore, përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë natës janë hasur dhjetëra shoferë që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu 21 leje drejtimi janë tërhequr për t’u pezulluar nga OASH për shpejtësi tej limiteve të lejuara, që varionin nga 167 km/orë e deri në 211 km/orë. Një prej këtyre rasteve me shpejtësi 191 km/orë është e faktuar edhe në videon e publikuar gjatë aksionit. Pas ndalimit të shoferit nga polici rrugor, atij i është tërhequr leja e drejtimit dhe ka kaluar në komision.

“Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative. Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik. Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj. Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta”, deklaron Policia e Shtetit që iu bën thirrje drejtesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT